Mickoski pret fitore historike të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Mickoski pret fitore historike të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar sot lidhur me zhvillimet në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Ai shprehu optimizëm të plotë dhe parashikoi një fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin e saj. “Bazuar në informacionin që kemi aktualisht në dispozicion, mund të them se dita e zgjedhjeve po kalon në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, siç pritej, dhe në përputhje me sjelljen e qytetarëve maqedonas. Pres që të përfundojë në të njëjtën mënyrë dhe që rezultatet të shënojnë një tjetër fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin,” tha Mickoski për mediat, pas votimit në qendrën e votimit në komunën Karposh. Kryeministri votoi sot në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke theksuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të qetë dhe...