Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vjedhja në Luvër, Macron paralajmëron: Masat e sigurisë do të forcohen,kriminelët para ligjit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar për herë të parë pas vjedhjes së ndodhur në Muzeun e Luvrit, duke premtuar se autoritetet do të gjejnë të tetë stolitë e vjedhura dhe se autorët do të vihen përpara drejtësisë. “Vjedhja e kryer në Luvër është një fyerje ndaj një trashëgimie kulturore që e duam, sepse është pjesë e historisë sonë. Do t’i gjejmë veprat dhe autorët do të dalin përpara drejtësisë. Po bëhet çdo përpjekje, në çdo drejtim, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit,” u shpreh presidenti francez. Ai shtoi gjithashtu se masat për sigurinë janë tashmë pjesë e një plani të ri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. “Programi ‘Louvre Nouvelle Renaissance’, të cilin e nisëm në janar, parashikon forcimin e masave...