Verstappen triumfon në Amerikë e synon titullin, Norris i rrëmben pikë Piastri, edhe Ferrari në podium

Verstappen triumfon në Amerikë e synon titullin, Norris i rrëmben pikë Piastri, edhe Ferrari në podium

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Amerikës në Formula 1, duke ngushtuar edhe më shumë diferencën me dy pilotët e McLaren (40 pikë pas kryesuesit). Një garë e mirë e 4 herë kampionit të botës, që dominoi në pistën e Austin nga xhiro e parë deri tek e fundit. Në vendin e dytë u rendit piloti britanik Lando Norris me McLaren, që 5 xhiro nga fundi arriti të parakalojë Charles Leclerc me Ferrari, që u rendit në vendin e tretë. Një rikthim në podium ky për “kokëkuqen”, që synonte më shumë, por duhet të kënaqet me vendin e tretë. Paraqitja e mirë e “kokëkuqes” në këtë pistë kompletohet me Lewis Hamilton. Piloti britanik u rendit në vendin e...