Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vata: Kryetarja e grave të PS pranon presion mbi administratën dhe familjet e punonjësve
Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka reaguar pas një deklarate të kryetares së grave socialiste, e cila ka pranuar publikisht se Partia Socialiste ushtron presion mbi të punësuarit dhe familjet e tyre. Sipas deputetes, kjo njohje e së vërtetës vjen nga një person që për vite me radhë ka qenë pjesë e fushatave ku administrata përdorej si “armë politike” dhe që ka mbajtur funksionin e kryetares së KZAZ në Mat. “Akuzat tona për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit vërtetohen plotësisht nga kjo deklaratë”, shkruan Vata në postimin e saj në Facebook. Ajo kërkon që kryetarja të drejtohet menjëherë tek Prokuroria për hetim dhe i bën thirrje Prokurorisë së Qarkut Dibër dhe SPAK-ut të veprojnë sipas ligjit. Deputetja e PD thekson se kur një...