Ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Zgjedhjet kaluan qete, por 11 persona u arrestuan

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Zgjedhjet kaluan qete, por 11 persona u arrestuan

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi sot se procesi zgjedhor ka përfunduar kryesisht në një atmosferë të drejtë dhe demokratike. Ai njoftoi për arrestimin e 11 personave gjatë zhvillimit të zgjedhjeve dhe për verifikimin e 19 publikimeve në rrjetet sociale dhe internet, lidhur me këtë proces. “Të arrestuarit janë për arsye të ndryshme, si ryshfeti, fotografimi ose shkatërrimi i fletëvotimit. Katër persona janë liruar, ndërsa shtatë të tjerë janë ndaluar për procedura të mëtejshme,” tha Toshkovski. Ministri gjithashtu bëri me dije se janë raportuar shtatë raste me përfshirje të dyshuar të zyrtarëve policorë, por në gjashtë prej tyre nuk janë konstatuar parregullsi. “Në total, janë regjistruar 19 publikime në rrjetet sociale dhe internet, të cilat janë nën verifikim për të përcaktuar nëse përmbajnë...