Pësoi djegie të rënda pas flakës në banesë, 6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT, ministrja e Shëndetësisë viziton të miturën

Pësoi djegie të rënda pas flakës në banesë, 6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT, ministrja e Shëndetësisë viziton të miturën

Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në Maliq, ku pasi djegies së banesës mbeti e lënduar, ndërsa nëna dhe vëllai i saj humbën jetën. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vogëlushja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës. Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi. Njoftimi i plotë:...