Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Oklahomës, disa të plagosur
Disa persona u qëlluan me armë, përfshirë edhe një student, pas të shtënave, që shpërthyen në një ndërtesë banimi në Universitetin Shtetëror të Oklahomës. Të shtënat ndodhën rreth orës 3:40 të mëngjesit të së dielës në ndërtesën e banimit “Carreker East”. Një nga viktimat u identifikua si student i kampusit, ndërsa “News9” raportoi se gjithsej ishin tre të plagosur. Të gjithë të plagosurit po trajtohen në spitale në Oklahoma City dhe Tulsa. Kështu tha shefi i Policisë së OSU-së, Michael Beckner. Ende nuk janë identifikuar autorët. Rrethanat që çuan në të shtënat me armë nuk janë të qarta për momentin. Raportet fillestare tregojnë se incidenti ndodhi kur disa nga pjesëmarrësit e festës u kthyen në ndërtesë banimi, pas një feste të madhe private në një...