Bayern gjen një ‘xhevahir’ argjentinas në Francë! Luan në dy pozicione dhe kushton 40 mln euro

Bayern gjen një ‘xhevahir’ argjentinas në Francë! Luan në dy pozicione dhe kushton 40 mln euro

19 Tetor 2025 17:28 Telesport Valentin Barco. Ky është lojtari i radhës që po ndjek Bayern për të tashmen dhe të ardhmen. Argjentinasi është bërë lojtar i rëndësishëm për Racing Strasbourg këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane. I huazuar fillimisht nga Brighton & Hove Albion, 21-vjeçari në verën që lamë pas firmosi përfundimisht për klubin francez. Ai luan me këmbën e majtë dhe është lojtar polivalent (mesfushor qendre dhe mbrojtës krahu). Ky fleksibilitet e bën lojtar interesant për klubin bavarez, sidomos pas largimit të pritshëm të Raphael Guerreiro në verë (kur i përfundon kontrata). Deri tani, Barco ka luajtur tetë ndeshje në kampionatin francez, shtatë prej të cilave si titullar. Kontrata e tij aktuale vlen deri në 2029, por Bayern mendon se...