Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
A e dini se kur u krijua semafori i parë dhe pse u vendosën ngjyrat e gjelbër, e kuqe dhe e verdhë?
Për të zbuluar pse u zgjodhën këto ngjyra, do të ishte e dobishme të dinim se nga vijnë semaforët dhe ngjyrat e tyre. Në vitin 1910 u vendosën sinjalistikat e para të trafikut. Oficerët në atë kohë përdornin bilbilat dhe dritat për të ruajtur qarkullimin e makinave, duke i lënë shoferët të dinë se kur duhet të ndalojnë, ose të shkojnë. Në vitin 1920, William Potts krijoi semaforin e parë. Në atë kohë, nuk kishte rregulla për llojin e dritave apo modeleve që duheshin përdorur. Dhe kështu, këto drita do të dukeshin ndryshe kudo që të shkoni. Në vitin 1935, Administrata Federale e Autostradave krijoi “Manualin mbi Pajisjet Uniforme të Kontrollit të Trafikut” që mbante standarde për të gjitha shenjat dhe sinjalet. Ai manual kërkonte...