Hamasi: 33 të vdekur nga sulmet e sotme izraelite

Hamasi: 33 të vdekur nga sulmet e sotme izraelite

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se një seri sulmesh ajrore izraelite në territor vranë të paktën 33 persona sot, nga numri i mëparshëm që ishte 21 të vdekur. Ushtria izraelite tha se goditi dhjetëra objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit nëntë ditor të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Izraeli pretendon se këto goditje janë përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Hamasi, të cilat janë mohuar kategorikisht nga organizata palestineze. “Si përgjigje ndaj shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët gjatë ditës, ushtria izraelite ka nisur një seri goditjesh ndaj objektivave të Hamasit në jug të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë.