Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 39.61 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 17:00. Në një konferencë për media ministri i Brendshëm maqedonas, Goce Andreevski, bëri të ditur se dy persona janë arrestuar në Prilep për shkak të “dhënies së ryshfetit” gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë, ministri vlerësoi se procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe në demokratike. Ndërkaq, Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë shkeljet zgjedhore, duke ofruar numra ku ata...