Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, përfundon rundi i parë i procesit të votimit
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar këtë të dielë në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna, plus në Qytetin e Shkupit. Votimi filloi në orën 07:00 dhe qendrat e votimit nisën të mbyllen në orën 19:00. Numërimi nis menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve dhe rezultatet e para dalin më pas. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhje deri në orën 18:30 ishte 46.65 për qind. Gjatë procesit, autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë incident serioz. Ndërkaq, gjatë ditës në një konferencë për media ministri i Brendshëm maqedonas, Goce Andreevski, bëri të ditur se dy persona ishin arrestuar në Prilep për shkak të “dhënies së ryshfetit” gjatë procesit zgjedhor....