Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gerd Vaso rrëfen ndarjen nga Enada Hoxha: “Nuk isha vetvetja”
Showbiz E Diel, 19 Tetor 2025 19:30 Balerini i njohur Gerd Vaso ka ndarë për herë të parë detaje personale mbi ndarjen nga partnerja e tij, Enada Hoxha, në një intervistë ekskluzive për “Grida Duma Podcast”. Në një rrëfim të ndjerë dhe reflektues, ai ka folur për sfidat e jetës në çift, karrierën artistike dhe përjetimet familjare që kanë shënjuar rrugëtimin e tij. Gerd Vaso ka treguar se periudha e fundit e marrëdhënies me Enada Hoxhën ka qenë e vështirë dhe e mbushur me dilema personale. Ai pranoi se nuk ndihej më vetvetja dhe se kishte humbur shumë gjatë këtij rrugëtimi: “Nuk isha vetvetja. Kam humbur shumë gjatë rrugëtimit tonë,” tha Vaso, duke reflektuar mbi ndikimin emocional dhe profesional që pati marrëdhënia në jetën e...