Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Opsion edhe për Kombëtaren shqiptare, Kosova gati t’i mbushë mendjen lojtarit për të ndryshuar përfaqësuese
Diant Ramaj do të përfaqësojë Kosovën në nëntor. Këto janë raportimet e fundit nga Kosova, që tregojnë se për herë të parë do të ftohet nga “dardanët”. Ramaj do të ndryshojë kështu përfaqësuese, pasi deri tani kishte luajtur vetëm me moshat e Gjermanisë. 24-vjeçari kishte lënë pezull Kombëtaren shqiptare edhe Kosovën më parë, ndërsa kishte deklaruar se pret ftesën nga ekipi i parë i Gjermanisë. Një ftesë që nuk i shkoi kurrë dhe duket se tashmë është dorëzuar. Kosova ndërkohë do të vijonte të mblidhte lojtarë të spikatur, duke i bindur të ndërrojnë përfaqësuesen. Aktualisht është i huazuar te Heidenheim në Gjermani. Kartonin e tij e zotëron Borusia Dortmund. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa...