Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Grabitja ‘spektakolare’ në Luvër, momenti kur autori i vjedhjes pret një vitrinë në galerinë Apollo (VIDEO)
Një grabitje spektakolare ka tronditur Muzeun e Luvrit në Paris, ku hajdutë të maskuar arritën të marrin bizhuteri me vlerë të paçmuar nga koleksioni i Napoleonit dhe i perandoreshës Eugenia. Ngjarja ndodhi në Sallën e Apolonit, një nga hapësirat më të njohura të muzeut, ku ekspozohen thesaret perandorake të Francës. Sipas gazetës Le Parisien, në grabitje morën pjesë katër persona: dy të veshur me jelekë të verdhë, që hiqeshin si punëtorë ndërtimi, dhe dy të tjerë në skuterë. Ata përdorën një mjet ngritës për t’u ngjitur direkt në katin e parë të ndërtesës, nga ana e lumit Sena, ku po kryheshin punime restaurimi. Në video të publikuara nga BFMTV shihet njëri prej tyre, me kapuç dhe jelek të verdhë, teksa përdor një mjet prerës për...