Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Richard Grenell, emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump: Gjykata e Hagës e korruptuar!
Richard Grenell, emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar që të ndalet financimi për Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Përmes një postimi në platformën X, Grenell ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj këtij institucioni, duke e cilësuar atë si “totalisht të korruptuar” dhe duke e akuzuar për trajtim të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në të njëjtin reagim, Grenell ka kritikuar edhe Prokurorin Special Jack Smith, i cili në kohën kur ishte pjesë e Dhomave të Specializuara kishte lëshuar urdhër-arrestin për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. “Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë...