Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Satira e Gjekmarkajt: Na iku Arben Pëllumbi, Zegjineja po bën prova, Tërmeti ende s’ka gjetur talentin!
Nga Agron Gjekmarkaj Kronika bën prova për personazhe të reja!!! Kronika ka rënë në dëshpërim!! Ajo bash për këtë arsye kërkon dhembshuri e mirëkuptim për aq gëzime sa ju ka dhënë! Tek rastësisht gjeta Arben Pellumbin në një qoshe të Tiranës, duke rrufitur mendueshëm një kafe, një sërë mendimesh më sulmuan!! Të kishte lezet shpirti tek e shihje dikur në sallën e Kuvendit, sesi i lagej mjekra nga të qarët krenar pa zë për sukseset e qeverisë, apo kur i thyenim zemrën Babos nga dhimbja të detyronte të bije në admirim! Lot të vuajtur, të fisëm, të ndjerë, të përjetuar!!!Me kë ta zëvendësoj tani, askush nuk qan si ai! Me Zeqinenë? Edhe pse ajo po bën hapa të ndrojtur në drejtim të Kronikës, me pasthirrmat, qeshjet...