Zjarri në banesën e familjes Azizllari, “kujtohet” kryetari i Bashkisë do ju mbulojë shpenzimet

Zjarri në banesën e familjes Azizllari, “kujtohet” kryetari i Bashkisë do ju mbulojë shpenzimet

Kryetari i Bashkisë së Maliqit ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin këtë të diel, ku si pasojë e një zjarri në një banesë humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kreu i bashkisë e cilësoi ngjarjen si “të rëndë”, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimave. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 të së dielës, kur banesa e familjes Azizllari u përfshi nga flakët. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një sobe me dru, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e sakta të incidentit. Postimi i plotë: Ngjarje e rëndë në MaliqNjë ngjarje e trishtë ka...