Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit në Gaza

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit në Gaza

Qeveria izraelite thotë se ka reaguar ndaj sulmeve ndaj trupave të saj nga militantët e Hamasit në jug të Gazës, në një përshkallëzim të papritur të dhunës, që rrezikon të dështojë një armëpushim të brishtë, që ka qenë në fuqi për më pak se një javë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të dielën se “terroristët” kishin sulmuar trupat izraelite, që operonin në zonën e Rafahut me armë zjarri dhe një raketë kundër-tank. Si përgjigje, Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu “urdhëroi ndërmarrjen e veprimeve të ashpra kundër objektivave terroriste në Rripin e Gazës”, thuhet në një postim të zyrës së tij në rrjetin X (ish-Twitter). IDF deklaroi se kishte goditur zonën për të reaguar ndaj sulmeve dhe gjithashtu për të shkatërruar tunele dhe struktura të...