Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arratisje me skuter e kurorë e humbur në rrugë, detaje nga grabitja e bujshme në Luvër (FOTO)
Vetëm katër minuta mjaftuan për bandën që kreu vjedhjen në muzeun e famshëm të Parisit, Luvër, për të marrë bizhuteri me vlerë “të paçmueshme”. Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, katër kriminelë janë përfshirë në këtë grabitje spektakolare. Hajdutët, që mbërritën dhe u larguan me skutera, tërësisht të mbuluar dhe të maskuar, arritën të hyjnë në ndërtesë nga ana e lumit Sena, ku po kryheshin punime restaurimi. Të armatosur me sharra elektrike të vogla, ata përdorën një ashensor transporti për të shkuar direkt në sallën që donin të vidhnin, në Galerinë e Apolonit. Pasi thyen dritaret, dy prej tyre hynë në ndërtesë, ndërsa i treti qëndroi jashtë për të mbikëqyrur. Ata vodhën nëntë objekte unike që ndodheshin në vitrinat “Napoléon” dhe “Souverains Français”, përfshirë një...