Mbledhjet Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore, Guvernatori Sejko zhvillon takime me zyrtarë në Uashington

Mbledhjet Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore, Guvernatori Sejko zhvillon takime me zyrtarë në Uashington

Në datat 16 – 18 tetor 2025, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA. Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione financiare ndërkombëtare, mblidhen së bashku për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit të ekonomisë botërore. Banka e Shqipërisë u përfaqësua në këto takime me një delegacion të kryesuar nga Guvernatori, z. Gent Sejko, Zëvendësguvernatorja e Parë, zj. Luljeta Minxhozi, si dhe drejtues të tjerë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Guvernatori Sejko zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me personalitete të...