Vdes në moshën 48-vjeçare basisti i Limp Bizkit, Sam Rivers

Vdes në moshën 48-vjeçare basisti i Limp Bizkit, Sam Rivers

Sam Rivers, basisti i grupit rok Limp Bizkit, ka vdekur në moshën 48 vjeç, sipas një deklarate zyrtare të publikuar nga grupi në llogarinë e tij në Instagram. Grupi njoftoi lajmin e trishtueshëm të shtunën në mbrëmje, më 18 tetor, duke zbuluar se muzikanti kishte vdekur më herët gjatë ditës dhe duke e përshkruar atë si “zemrën e grupit”. Limp Bizkit tha se Sam Rivers nuk ishte thjesht një basist, por “ai ishte magji e pastër. Pulsi poshtë çdo kënge, qetësia në kaos, shpirti në tingull”. Përtej muzikës, grupi theksoi se ai ishte një person unik, një “legjendë midis legjendave”. Njoftimi përfundon me frazën: “Udhëtim të mbarë, vëlla. Muzika jote nuk mbaron kurrë”. Shkaku i vdekjes së tij nuk është njoftuar ende. Sam Rivers u...