Kërkohej nga autoritetet belge, shqiptari kapet në Kakavijë

Kërkohej nga autoritetet belge, shqiptari kapet në Kakavijë

Një shtetas shqiptar, i cili po ndiqet penalisht, u arrestua dje në mëngjes nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Nëndrejtorin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës. Korrespondenti i Top Channel Artur raporton se siç u vërtetua gjatë kontrollit policor, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet belge për veprën penale të trafikimit të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope, posedimit dhe trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale si udhëheqës, me një dënim me burgim prej 5 vjetësh. I arrestuari është shoqëruar në prokurorinë përkatëse. Top Channel