Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet e pjesshme në Vlorë, këshilltari i PD del i pavarur: E djathta është zhdukur nga qyteti, na kanë tallur me kandidatë të imponuar
Këshilltari i Partisë Demokratike në Vlorë, Gjergji Nika, ka vendosur që të shpallet kandidat i pavarur në zgjedhjet për Bashkinë e Vlorës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai nuk i kursen kritikat duke u shprehur se e djathta në qytetin bregdetar është zhdukur. “Kandidoj në zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë, sepse pavarësisht se janë zgjedhje për pushtetin vendor, në të vërtetë janë zgjedhje thellësisht politike. Vlora ka nevojë për një përfaqësim të vërtetë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Vlora nuk është një bashki që thjesht menaxhohet, është një qytet që duhet çliruar nga interesat e ngushta, kapja politike e ekonomike, korrupsioni dhe klientelizmi, që e ka mbajtur peng prej gati 30 vjetësh. E majta e ka kthyer Vlorën në një pronë...