Behgjet Pacolli sqaron takimin me Çim Pekën

Behgjet Pacolli sqaron takimin me Çim Pekën

Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me një takim të zhvilluar mes tij dhe gazetarit Çim Peka ditën e djeshme në shtëpinë e tij. Në postimin e tij në Facebook, Pacolli thekson se temë e diskutimeve mes tij dhe Pekës, ka qënë edhe ‘për aeroportin, përfshirë dhe për kontratën e kredisë për financimin ndër të tjera të punimeve të papërfunduara në aeroportin e Vlorës’. ‘Me z. Peka folëm dhe për shumë gjëra të tjera, por ndonëse fushata e ndërmarrë nga disa dashakeq bukëshkalë qe do të   përballen me drejtësinë patjetër mund të klasifikohet si histori filmash serial, asnjëherë nuk folëm apo komentuam për Kryeministrin, institucionin e tij apo politikat qeveritare’, sqaron në fund të reagimit Pacolli. Postimi i plotë: Sot pashë...