Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Studimi tregon efektin që qentë mund të kenë në shëndetin e grave
Një studim i publikuar së fundmi në revistën Behavioral Sciences ka zbuluar se qentë mund të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin qelizor të grave, duke ngadalësuar procesin e plakjes. Sipas kërkuesve, edhe një orë në javë e kaluar me qen mjafton për të sjellë ndryshime pozitive në organizëm. Studimi, i zhvilluar nga Universiteti Atlantik i Floridës, tregoi se gratë që kalojnë kohë me qentë shfaqin telomere më të gjata – struktura që mbrojnë ADN-në dhe janë tregues të jetëgjatësisë dhe shëndetit qelizor. Autorja kryesore e kërkimit, Dr. Cheryl Krause-Parello, theksoi se lidhja me kafshët ofron “siguri emocionale dhe stabilitet”, duke ndihmuar në uljen e stresit dhe ankthit. Në studim morën pjesë 28 veterane amerikane të diagnostikuara me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD), të...