Rama vizitë të papritur në Vlorë, arsyeja mbetet ‘mister’

Rama vizitë të papritur në Vlorë, arsyeja mbetet ‘mister’

Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur këtë të dielë në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se kreu i qeverisë është ndalur për disa orë në vilat qeveritare pranë zonës së Ujit të Ftohtë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyen e vizitës së tij, ndërsa burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që prania e Ramës në Vlorë lidhet me zhvillimet e fundit politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor në Bashkinë e Vlorës. Partia Socialiste do të garojë në Vlorë me kandidaten Brunilda Mersini, e cila aktualisht mban postin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë. Në Kuvend, karrigen e saj e merr Briseida Cakerri./ZËRI