Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Maratona, fitojnë kenianët/ Marrin pjesë mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës
Kryeqyteti shqiptar mirëpriti mbi 5 mijë garues nga 56 vende të botës, duke e kthyer Tiranën në kryefjalë për edicionin e 9-të të Maratonës së Tiranës “Maratona e Tiranës” ishte një festë e madhe që mblodhi mijëra vizitorë. Gara klasike, tasmë një traditë në kryeqytetin shqiptar bëri bashkë pjesëmarrës nga kategori të ndryshme, pa përjashtuar askënd. Detyrimi dhe kënaqësia janë që ta nisim me Erblin Karajn, i cili, pavarësisht aftësisë së kufizuar, jo vetëm mori pjesë, por edhe fitoi vendin e parë në kategorinë “We Too”, dedikuar personave me aftësi ndryshe. Sportistët nga Kenia dominuan këtë edicion, si për meshkuj, ashtu dhe për femra. Bernard Kiprotich fitoi maratonën për djem, e për femra ia doli Çelangat Sang, ndërsa në podium u ngjitën vetëm atletët kenianë....