Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarri u mori jetën nënë e bir në Maliq, fqinja zbulon detaje: Vajza u hodh nga dritarja, u dogj sfungjeri dhe shkaktoi tym
Nënë e bir humbën jetën tragjikisht këtë të diel në Maliq, nga asfiksia, pasi zjarri shkrumboi shtëpinë e tyre. Pjesëtarët e familjes Azizllari nuk mundën të dilnin në kohë nga banesa dhe, për pasojë, gjetën vdekjen. Viktimat janë Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar. Ndërkohë, vajza e mitur 6-vjeçare është në gjendje kritike për jetën.Lexo edhe :Related Posts Fqinja e tyre, Benereta Pashollari, zbuloi për Vizon Plus se si ndodhi ngjarja e rëndë. Ajo tha se fëmijët kanë trazuar zjarrin dhe, për pasojë, ka marrë flakë sfungjeri i dyshekut të shtëpisë. Fqinja theksoi se familja Azizllari nuk kishte mundësi të mira ekonomike dhe se dy fëmijët ishin me aftësi të kufizuara. Benereta Pashollari: Familje punëtore, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte,...