Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Armëpushimi në Gaza i brishtë, Ministria e Mbrojtjes izraelite paralajmëron Hamasin me sulme të reja
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi Hamasin se do të paguante një “çmim të rëndë” për “çdo sulm” që synon ushtarët izraelitë dhe për “çdo shkelje të armëpushimit në Gaza”, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij. “Hamasi do ta mësojë me vështirësi sot se ushtria izraelite është e vendosur të mbrojë ushtarët e saj dhe të parandalojë çdo dëm që mund t’u ndodhë atyre”, tha Katz, pasi Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) nisën sulme ajrore në përgjigje të asaj që e quajtën sulme “terroriste” ndaj pozicioneve të tyre. Një oficer i ushtrisë izraelite deklaroi se “ekziston mundësia e sulmeve të mëtejshme” kundër Hamasit, në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si “shkelje të armëpushimit” nga organizata palestineze. Oficeri, i cili po...