KFOR teston gatishmërinë me Black Hawk gjatë patrullimit në jug të Kosovës

KFOR teston gatishmërinë me Black Hawk gjatë patrullimit në jug të Kosovës

Ushtarë të këmbësorisë gjermane, të mbështetur nga aviacioni amerikan dhe njësitë e asgjësimit të municioneve shpërthyese (EOD) nga Komanda Rajonale-Lindje e misionit të KFOR-it, kryen stërvitje me helikopter në jug të Kosovës. Përmes helikopterëve UH-60 Black Hawk, trupat zbarkuan për të mbështetur një patrullë të pavarur në terren. Trajnimi kishte për qëllim përmirësimin e lëvizjes së shpejtë ajrore, procedurave të zbarkimit dhe bashkërendimit ndërmjet njësive të këmbësorisë, aviacionit dhe EOD-së. “Përmes aktiviteteve të tilla të përbashkëta, KFOR-i vazhdon të mbajë kohezionin dhe efektivitetin e forcave shumëkombëshe, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”, thuhet tutje në njoftim. Misioni i NATO-s në Kosovë punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundim të...