Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Serbia sfidon BE-në dhe SHBA-në: Vazhdon lidhjet me Rusinë
Beogradi pavarësisht presionit masiv nga BE vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe i refuzon sanksionet ndaj Rusisë. Serbia është e varur fort nga furnizimet ruse me gaz. Por marrëveshja e vitit 2022 për furnizimet me gaz nga Rusia në Serbi përfundon në fund të këtij viti. Ndërkohë që prej një jave kanë hyrë në fuqi sanksionet e SHBA-së, që prekin koncernin serb NIS. Nisur nga fakti që NIS mbulon mbi 80 përqind të nevojave me naftë dhe benzinë të Serbisë, kjo mund të ketë pasoja, sipas ekspertëve. Përse iu shit NIS Gazpromit rus? Serbia ka probleme masive për shkak të një marrëveshjeje ekonomike me Rusinë nga viti 2008. Asokohe Serbia ndërmarrjen shtetërore të naftës NIS (Naftna Industrija Srbije) në vështirësi financiare ia shiti koncernit rus të...