Reagimi i Hamasit pas sulmeve në Rafah, Izraeli përgjigjet me sulme ajrore

Reagimi i Hamasit pas sulmeve në Rafah, Izraeli përgjigjet me sulme ajrore

Hamasi ka reaguar për sulmet e ditës së sotme në Rafah, i cili shkaktoi reagimin e Izraelit me sulme ajrore si përgjigje. Burimet pranë Hamasit në Gaza, vërtetojnë se operacioni i ndërmarrë nga organizata në pjesën lindore të Rafahut kishte si objektiv Yasser Abu Sabab, udhëheqësin palestinez i një milicie që vepron me mbështetjen izraelite në atë zonë. Kjo milici ndodhet në një zonë nën kontrollin izraelit, sipas marrëveshjes për armëpushim.Nuk janë dhënë më shumë detaje për sulmin e Hamasit. Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thuhet se janë kundërpërgjigjur me sulme ajrore pas sulmit ndaj ushtarëve izraelitë. Ushtria izraelite nuk ka komentuar zyrtarisht për përplasjen.