Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E asfiksuar dhe me djegie në trup/ Zjarri në banesën në Maliq, vajza e mitur transportohet drejt QSUT
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në Maliq, ku një banesë është përfshirë nga flakët, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj të mitur. 40-vjeçarja Merjeme Azisllari dhe djali 14-vjeçar Luka Azisllari ndërruan jetë nga asfiksia. Në gjendje të rënduar vajza e mitur 6-vjeçe po niset drejt Tiranës në repartin e djegieve në QSUT. Mjeket thonë se gjendja e saj vijon të jetë e rëndë. Krahas asfiksisë që pësoi nga tymi ka dhe shumë djegie. Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru.