Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të ndara nga fati, nënë e bijë shihen për herë të parë pas 29 vitesh!
Historia që vjen në “Ka Një Mesazh Për Ty” këtë të diel ka nisur 4 vite më parë kur Rukija i kërkoi rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që të gjente vajzën e saj. Bëhet fjalë për Lindën, vajzën që për shkak të rrethanave, moshës së re e varfërisë, Rukija u detyrua ta braktiste. Ajo nuk ka ditur asgjë për fatin e së bijës për plot 29 vjet, por e ka menduar çdo ditë, edhe pse ka krijuar një jetë tjetër. Linda u birësua në moshën 3-vjeçare nga një familje në Francë që i ka dhënë gjithë dashurinë e mundshme. Babai birësues, Filipi, e ka shoqëruar për të mësuar historinë dhe për të takuar nënën biologjike. Linda ka qëndruar deri në këtë moment...