Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjedia në Maliq, fqinja zbulon detaje: Vajza u hodh nga dritarja, u dogj sfungjeri dhe shkaktoi tym
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë vendin këtë të dielë, ku një banesë në Maliq u përfshi nga tymi pas një zjarri të papritur, duke i marrë jetën një nëne dhe djalit të saj adoleshent. Viktimat janë 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeç, Luka Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Fqinja e familjes, Benereta Pashollari, në një prononcim për mediat, rrëfen momentet tragjike dhe jep detaje tronditëse mbi ngjarjen. Sipas saj, sfungjeri i një dysheku në banesë mori flakë, duke përhapur tym të dendur në të gjithë shtëpinë. Për shkak të mungesës së oksigjenit, nëna dhe djali nuk arritën të dilnin në kohë dhe humbën jetën si pasojë e asfiksisë. Pashollari tregon gjithashtu se familja Azisllari përballej...