Zbulohet shkaku që solli zjarrin fatal ku humbën jetën nëna dhe djali 14-vjeçar

Zbulohet shkaku që solli zjarrin fatal ku humbën jetën nëna dhe djali 14-vjeçar

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri, i cili dyshohet se nisi nga soba me dru që përdorej për ngrohje në banesë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:30, kur flakët përfshinë një banesë familjare ku ndodheshin nëna dhe dy fëmijët e saj. Zjarrfikëset dhe ambulancat mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, pasojat ishin të rënda. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri erdhi si pasojë e sobës me dru që familja përdorte për ngrohje. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Mejreme Azisllari, 40 vjeçe, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia. Fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra pas transportimit...