Kulla Eifel, në prag shembjeje? E vërteta pas lajmit që pushtoi rrjetet sociale

Kulla Eifel, në prag shembjeje? E vërteta pas lajmit që pushtoi rrjetet sociale

Kulla Eifel, me lartësi 330 metra, është një nga strukturat më të njohura në botë dhe simboli më i madh i Francës. Vetëm në vitin 2023, ajo gjeneroi 117.87 milionë euro të ardhura, pa marrë asnjë subvencion shtetëror, dhe punëson mbi 300 persona në Paris. Në fillim të tetorit, monumenti u mbyll përkohësisht për publikun për arsye sigurie, pasi mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit francez gjatë grevave kombëtare kundër politikave të qeverisë. “Në lidhje me një grevë, Kulla Eifel është e mbyllur. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin,” – thuhej në njoftimin zyrtar në hyrje të kullës. Pak javë para grevave, një faqe humoristike franceze botoi një artikull satirik ku thuhej se Kulla Eifel do të rrënohej për t’u kthyer në një “rrëshqitëse gjigante” apo...