Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO – FOTO/ Brenda banesës që u shkrumbua në Maliq ku humbën jetën nëna dhe djali i saj
Syri tv ka siguruar pamjet brenda banesës së familjes Hazisllari që u shkrumbua nga zjarri në Maliq. Në momentin e zjarrit në shtëpi kanë qenë nëna dhe 2 fëmijët e saj. Bilanci është tragjik, 2 të vdekur nga asfiksia, gruaja dhe një nga fëmijët, ndërsa tjetri ndodhet në spital. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka djegur çdo gjë brenda dhomës ku kanë nisur flakët, duke kthyer në hi orenditë e shtëpisë. Nga kjo ngjarje tragjike humbi jetën Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç. Ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore vajza, Nefeli Hazisllari, 6 vjeçe. Policia, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë dhe të Prefektures janë në vendngjarje për kryerjen e procedurave të mëtejshme.