Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
DETAJET/ Tragjedia në Maliq, flasin fqinjët: Vajza u hodh nga dritarja
foto nga vendngjarja MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët, brenda së cilës ndodheshin një nënë me dy fëmijët e saj. Fqinjët janë shprehur për mediat se nëna, Mejreme Azisllari, dhe djali 14-vjeçar, Luka Azisllari, kanë mbetur të bllokuar brenda banesës, ndërsa vajza 6-vjeçare ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma. Benereta Pashollari, në një prononcim për mediat, rrëfen momentet tragjike dhe jep detaje tronditëse mbi ngjarjen. "Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri...