Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SHBA/ Miliona protestojnë kundër presidentit Trump
Në SHBA sërish u zhvilluan protesta në mbarë vendin kundër presidentit Donald Trump dhe politikës së tij. Nën moton “No Kings” (“Jo mbretër”) të shtunën (18.10.2025) u mblodhën gati shtatë milionë vetë në mbi 2700 qytete, rreth dy milionë më shumë se në protestat e kaluara në qershor, sipas të dhënave të organizatorëve. Demonstratat u zhvilluan ndër të tjera në Nju Jork, Çikago, San Francisco, Los Angeles, Nju Orleans, por edhe në qytete më të vogla në brendësi të SHBA-së. Në faqen online të lëvizjes, që bashkon rreth 300 organizata, thuhet: “Presidenti beson, se pushteti i tij është absolut. Por në Amerikë ne nuk kemi mbretër.” Trump: “Unë nuk jam mbret” Në shumë manifestime pjesëmarrësit mbanin pankarta, në të cilat Trump paraqitej si Jozef Stalin, mbretëresha e Anglisë...