Italiani që inskenoi vdekjen në Pukë. Davide Pecorelli shpërthen pas lirimit…

Italiani që inskenoi vdekjen në Pukë. Davide Pecorelli shpërthen pas lirimit…

Një muaj pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelit në Shkodër, Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi zhdukjen e tij në Pukë, ka folur për herë të parë mbi përvojën e qëndrimit në burg në Shqipëri. Në një deklaratë publike, Pecorelli u shpreh se gjatë periudhës së paraburgimit në Shqipëri ishte trajtuar si një kriminel i rrezikshëm, duke hedhur akuza të forta për kushtet çnjerëzore në Burgun 313 në Tiranë. Ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare të mbyllë këtë institucion, duke theksuar se kushtet e jetesës atje i kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore dhe e kanë çuar drejt sëmundjes. “Nuk do t’ia uroja askujt atë që kam përjetuar në burgun 313. Nuk isha kriminel, por më trajtuan si i tillë. Jam sëmurë aty brenda,” –...