Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Lajm i keq për Partizanin, lideri i ekipit humbet ndeshjen me Flamurtarin në Vlorë
Partizani pritet të mos e ketë të gatshëm sot Marçelino Prekën ndaj Flamurtarit. “Panorama Sport” mëson se lideri i ekipit do të mungojë për shkak të një infeksioni që po kalon, ndërsa me shumë gjasa do të rikthehet javën tjetër në fushë. Preka ishte ndër lojtarët e paktë që kanë luajtur titullar në gjashtë javët e para. Mbetet për t’u parë po ashtu se cili do të jetë kapiteni i skuadrës. Pasi Preka dhe Hoxha u zëvendësuan në derbi, shirtin e kapitenit e mbajti Albion Marku. Ky i fundit ishte i pranishëm edhe në konferencën e djeshme për shtyp. Marku u rikthye në shtatr te Partizani. Të kuqtë ndërkohë do kërkojnë në Vlorë të rikthehen te fitorja, që mungon prej javës së parë. Sfida me...