Rikthehet lufta në Gaza, Izraeli rinis sulmet, SHBA: Hamas po planifikon të godasë civilët

Rikthehet lufta në Gaza, Izraeli rinis sulmet, SHBA: Hamas po planifikon të godasë civilët

Pas paqes së brishtë, hija e luftës rikthehet të përndjekë Gazën. Ushtria izraelite nisi një sulm në enklavën bregdetare të dielën, sipas mediave më vend, duke zbehur shpresat se marrëveshja për armëpushim e ndërmjetësuar nga Trump do të çojë në paqe afatgjatë. Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se Hamas kishte ndërmarrë një sërë sulmesh kundër forcave izraelite brenda Gazës, përfshirë një me predhë dhe snajper kundër ushtarëve. Sipas zyrtarit kjo përbente shkelje të armëpushimit, por Hamas përmes një deklarate pohoi se mbetej i përkushtuar për respektimin e marrëveshjes. Autoritetet në Gaza raportuan 47 shkelje të armëpushimit të shtunën nga Izraeli me pasojë vrasjen e të paktën 38 personave. Raportimet vijnë teksa Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se ka informacione të besueshme se Hamas po...