Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Këshilli i Integrimit me bashkëkryetarë, PS: Ligjet për BE miratim me procedurë të përshpejtuar
Socialistët kërkojnë të kenë gjithçka nën kontrollin e tyre përsa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE duke i lënë sa më pak hapësirë opozitës. Pasi i hoqën PD komisionin për Çështjet Europiane, mazhoranca ka depozituar në Kuvend ndryshimet në ligjin për Rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Këto propozime ndryshojnë edhe drejtimin e Këshillit të Integrimit, i cili deri legjislaturën e shkuar kryetaren e ka patur nga radhët e PD, si drejtuese e komisionit për çështjet europiane. Ky mekanizëm parlamentar do të funksionojë me bashkëkryetare, jo nga komisionet e përhershme parlamentare, por nga kryetari dhe zv/kryetari i delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, Taulant Balla nga PS dhe Jorida Tabaku nga PD. Përpos bashkëdrejtimit...