Tragjedi në Itali, aksidenti i rëndë rrugor lë të vdekur tre 20-vjeçarë/ Detajet e para

Tragjedi në Itali, aksidenti i rëndë rrugor lë të vdekur tre 20-vjeçarë/ Detajet e para

Një aksident tragjik rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 19 tetor 2025, në Asiago të Italisë, ka shkaktuar vdekjen e tre të rinjve rreth moshës 20 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Via Verdi, në provincën e Vicenzës, rreth orës 03:30, kur një automjet tip Peugeot 207, me pesë pasagjerë, humbi kontrollin dhe u përplas me shatërvanin në qendër të rrethrrotullimit. Përplasja ishte fatale për tre prej të rinjve, të cilët ndërruan jetë në vend. Viktimat janë banorë të komunave Lusiana Conco dhe Creazzo, në zonën e Vicenzës. Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë që ndodheshin në makinë – të dy 21 vjeç – u plagosën. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Bassano...