Tragjedia në Maliq/ Nëna e djali 14-vjeçar vdiqën nga asfiksia pas zjarrit në banesë, fqinji: Jetonin në kushte të vështira, dy fëmijët me autizëm

Tragjedia në Maliq/ Nëna e djali 14-vjeçar vdiqën nga asfiksia pas zjarrit në banesë, fqinji: Jetonin në kushte të vështira, dy fëmijët me autizëm

Një komshi i familjes Azisllari, në banesën e së cilës ra zjarr, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku nga asfiksia humbi jetën nëna dhe djali 14-vjeçar. Në gjendje të rëndë është edhe djali tjetër 6-vjeç. Ai tha se fëmijët janë me autizëm, ndërsa shtoi se përballeshin me kushte të vështira ekonomike.  “Fëmijët me autizëm,  nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen.”, u shpreh ai.