Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shënohet bilanc tragjik nga zjarri në banesë/ Pas nënës, ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar
Thellohet tragjedia e familjes në Maliq. Pas humbjes së nënës, 40-vjeçares Mejreme Azisllari, ka ndërruar jetë edhe djali 14-vjeçar, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, që u mori jetën dy pjesëtarëve të familjes. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, për hetime të mëtejshme.