Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Grabitje në Muzeun e Luvrit si në film! Në 7 minuta u vodhën 9 bizhuteri të paçmueshme, turistët: Ndodhi si te “Kodi i Da Vincit”
Një grabitje spektakolare ndodhi në orët e para të mëngjesit në Muzeun e Luvrit në Paris, ku tre persona vodhën në vetëm 7 minuta nëntë bizhuteri me vlerë të pallogaritshme nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenia. Sipas “Le Parisien”, grabitësit mbërritën me dy motorë dhe hynë në muze nga një pjesë ku po kryheshin punime, pranë brigjeve të Senës. Ata përdorën një vinç për të hyrë direkt në katin e parë, në Galerinë e Apolonit – vendi ku ruhen bizhuteri të rralla dhe objekte të trashëgimisë perandorake. Të pajisur me një sharrë elektrike, ata thyen xhamat dhe dy prej tyre hynë në muze, ndërsa i treti qëndroi jashtë për të mbikëqyrur. Ata grabitën objekte të çmuara si kurora, gjerdanë dhe byzylykë nga Galeria e...