Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Pacolli sheh komplot ndaj tij në Shqipëri
Shumë biznesmeni dhe pak politikani Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me atë që e konsideron një komplot ndaj tij në korridoret mediatike të Tiranës, pra në Shqipëri. Siç dihet, kohët e fundit, një seri shkrimesh që duken të dirigjuara, me gjasë dhe të paguara, po tentojnë të kompromentjonë investimin e Pacollit në ndërtimin e areoportit të ri të Vlorës. Si pasojë, ndërtimi i këtij areoporti po trajtohet si një aferë politiko-financiare me implikime të mëdha. Por për Pacollin, investimi i tij ka ndershmëri të pakontestueshme. “Çfarë është ky komplot i koordinuar në Shqipëri kundër emrit tim? Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?! Çfarë janë këto ofendime? Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse? Unë, përveçse po përpiqem të...